LAJMI I FUNDIT:

Po kërkohen zgjidhje për problemet e mjekëve amë në Maqedoni

Po kërkohen zgjidhje për problemet e mjekëve amë në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se ka pasur takime me mjekët amë, të cilët kanë adresuar shumë kërkesa deri te Fondi për shëndetësi.

“Kemi hasur në rezistencë të fuqishme lidhur me kërkesat që të regjistrohen pacientët në ordinanca, pasi konsiderojmë se në këtë mënyrë do të varen nga pronarët e ordinancave dhe nuk do të kenë liri të mjaftueshme të dalin të vetëm në treg, të hapin ordinanca të tyre dhe të mbledhin pacientë”, tha Filipçe duke shtuar se mendohen për një formë hibride të modelit ku me të vërtetë mungesa e mjekëve është e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij në disa pjesë të vendit me të vërtetë ka problem të gjenden mjekë të rinj të cilët do të punojnë në nivel primar./Telegrafi/