LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Isa Mustafa bëri ndëshkime në parti, njerëzit e LDK-së kishin frikë të më flisnin (Video)

Sejdiu: Isa Mustafa bëri ndëshkime në parti, njerëzit e LDK-së kishin frikë të më flisnin (Video)

Ish- presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ka afërsi më pothuajse të gjitha figurat e LDK-së.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në një kohë një pjesë e figurave të LDK-së kanë pasur frikë t’i flasin atij me arsyetimin se kanë pasur frikë mos ndëshkohen.


“Pas Kuvendit të LDK-së në vitin 2010, do të jetë problematike që njerëzit të flasin me Fatmir Sejdiun i cili ka qëndrim tjetër për zhvillimet në parti…Nuk flas me emra por e di që një pjesë e tyre janë tërhequr apo kanë pasur rezerva se mos po kanë ndonjë problem të caktuar”.

Ish- kryetari i LDK-së, ka thënë se tash në LDK është një kohë krejt tjetër dhe sipas tij klima e përgjithshme në ketë parti ka ndryshuar dhe njerëzit “po kanë guxim të flasin”.

I pyetur nëse deri më tani dikush në LDK është ndëshkuar nga Isa Mustafa, Sejdiu thotë se absolutisht ka pasur ndëshkime.

“Janë ndëshkuar absolutisht po. Ajo që unë kam kundërshtuar dhe që kam qenë zëri i vetëm që kam kundërshtuar, është se janë larguar nga Këshilli i Përgjithshëm. Janë larguar në mënyrë anti-statutare”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori