LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Bisedimet për PSP-në nuk kanë dështuar, OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e ka mbrojtur krimin

Mickoski: Bisedimet për PSP-në nuk kanë dështuar, OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e ka mbrojtur krimin

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot është përballur në debat me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku kanë folur për çështjet aktuale në vend, ndryshimin e emrit, reformat si dhe eurointegrimet.

Zaev dhe Mickoski në një emision në “Kanal 5” kanë folur për çështjen e negociatave për Ligjin për Prokurorinë Publike, si dhe reformat në gjyqësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se negociatat për Prokurorinë Speciale nuk kanë dështuar, duke shtuar se pushteti këtë çështje është dashur ta diskutojë më herët.


“Bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk kanë dështuar, shpresoj se në të ardhmen do të gjejmë zgjidhje në pajtim me standardet evropiane. Ne kemi prezantuar parimet tona në lidhje me këtë çështje dhe opinioni është i njohur”.

“Ky ligj për Prokurorinë Publike nuk nënkupton ekzistim të PSP-së, por inkorporim të saj në PTHP. Parimi jonë është që PSP-ja të mos jetë e veçantë, por të jetë e ngjitur me Prokurorinë Themelore. Kemi buxhet të vogël dhe nuk ia vlen që PSP të jetë Prokurori e veçantë”, tha Mickoski.

Në replikën ndaj Zaevit, ai tha se OBRM-PDUKM nuk ka pasur asnjëherë për qëllim që të mbrojë krimin dhe kriminelët, duke shtuar se partia e tij në të kaluarën ka miratuar ligje që kanë qenë në të mirë të vendit.

Drejtuesi i debatit të sotëm mes Zaevit dhe Mickoskit, tha se deklaratat që do të përdoren nga të dy politikanët sot do të konfirmohen me mjete të ndryshme nëse janë të vërteta ose jo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori