LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë filloi ushtrimi fushor “Skifteri 03”

Në Podujevë filloi ushtrimi fushor “Skifteri 03”

Në Komunën e Podujevës sot ka filluar ushtrimi fushor “Skifteri 03”, i cili organizohet nga Batalioni i Tretë i FSK-së për Reagim të Shpejtë në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Në ditën e parë të këtij ushtrimi fushor, i cili do të zgjatë tre ditë, është simuluar reagimi në rast të  rënies së tërmetit prej 6 Rihter sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, me epiqendër në Komunën e Podujevës.


Sipas një njoftimi, Agim Veliu ka mbajtur takim me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në të cilin janë dhënë informacionet e para për gjendjen e krijuar pas informacioneve të marra nga tereni, ku janë shkaktuar dëme në infrastrukturë, objekte banimi, shkolla, shkaktim zjarresh, aksidente dhe janë raportuar veprime të grupeve kriminale.

Pas informacioneve të marra, në kuadër të ushtrimit “Skifteri 03” në teren është bërë koordinimi i aktiviteteve nga Batalioni i Tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Komunën e Podujevës.

“Ekipi emergjent të Komunës, në të cilin janë angazhuar pjesëtarë të FSK-së, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqi i Kuq, intervenimin e parë e ka pasur në fikjen e zjarrit të shkaktuar nga tërmeti në shkollën në Orllan. Në këtë shkollë është intervenuar edhe në shpëtimin e 10 nxënësve të ngujuar nga shpërthimi i zjarrit, me ç’rast dy persona kanë marrë lëndime serioze. Ndërkohë, është intervenuar edhe në nxjerrjen e dy personave me lëndime të rënda, në një aksident komunikacioni mes dy automjetesh, të shkaktuar nga rrëmuja dhe paniku i krijuar në popullatë nga tërmeti i rënë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës është përballur edhe masën e popullatës së goditur nga tërmeti, e cila nga paniku ka mësyrë institucionet, duke kërkuar ndihmë në strehim dhe ushqim.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga dy keqbërës në shkollën në Batllavë. Me këtë janë evakuuar keqbërësit që kanë mbetur të ngujuar dhe të lënduar nga zjarri”, thekson njoftimi.

Ndërkaq, udhëheqësi i Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, e vlerësoi të suksesshme ditën e parë të ushtrimit “Skifteri 03”, në të cilën ishin të angazhuara ekipi i FSK, ekipi i Emergjencave të Komunës, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimet Mjekësore Emergjent dhe Kryqi i Kuq.

Ushtrimi fushor “Skifteri 03” do të vazhdojë deri më 28 mars 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori