LAJMI I FUNDIT:

Shtatë gjëra që estetistja do t’ju thotë kur shkoni për t’u depiluar

Shtatë gjëra që estetistja do t’ju thotë kur shkoni për t’u depiluar

Të flasim hapur; askush s’mund t’ju thotë asgjë për mënyrën që zgjidhni kur do të depiloni zonën intime (ose jo). Në fund të ditës, kjo mbetet zgjedhje shumë personale, por le të ndalemi pak tek të gjitha ato që i drejtohen estetistes dhe zgjedhin që qimet pubike t’i depilojnë me dyllë

Ndoshta s’gjejnë guximin për t’ua thënë, por ka disa gjëra që estetistet duan që ju t’i dini para se të shtriheni për t’ju nënshtruar procesit.


1. Askush s’do ta gjykojë vagjinën tuaj!

Mos e çoni nëpërmend asnjë sekondë se si po duket vagjina juaj. Ato kanë parë gjithçka dhe asnjë formë a ngjyrë s’i bën më përshtypje.

2. Nuk është dhe aq keq sa prisje ti të ishte

Nëse e ke për herë të parë, e kuptojmë frikën, por qetësohuni. Mjafton të dini ku po shkoni dhe ua sigurojmë se përveçse do të keni pak dhimbje, gjithçka do të mbarojë më shpejt.

3. Urinoni para depilimit!

Nëse jeni nervoze do të ndjeni se keni nevojë për të urinuar gjatë kohës së depilimit. Për ta shmangur, mos harroni ta bëni këtë para takimit.

4. Mos ngacmoni vetë asgjë para se të shkoni tek estetistja!

Për tu hequr me dyllë, qimet duhet të kenë gjatësi të konsiderueshme. Nëse i prekni përpara, do t’i vështirësoni punë vetes dhe estetistes.

5. Seriozisht, nuk ka asgjë të keqe të jesh leshatore!

Shumë vajza kompleksohen nga rritja e qimeve në pak kohë. Kurse estetistja është e lumtur. Mund të të depilojë më lehtë dhe do të të shkaktojë më pak dhimbje.

6. Koha është e rëndësishme

Mos planifikoni depilimin e zonës intimet 5 ditë pas ciklit të periodave, gjatë apo menjëherë pas atyre. Trupi juaj është i ndjeshëm gjatë kësaj periudhe. Shmangeni për të mos e urryer estetisten më vonë, s’është faji i saj.

7. Harroje palestrën pas takimit!

Shmangni çdo lloj aktiviteti për 12 ose 24 orë pas depilimit me dyllë. Shanset për t’u irrituar lëkura janë të mëdha.

Burimi: Glamour

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori