Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur disa zjarrëvënie në komunat e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme në rajonet e ndryshme të Kosovës ka pasur një numër të madh të zjarreve.
Në njoftim thuhet se zjarre ka pasur në Zveçan, Rahovec, Gjilan, Kamenicë, Prishtinë dhe Lipjan duke shkaktuar dëme të konsiderueshme si djegia e mbi 2 hektarëve të mbjella me mjedra, tri vetura dhe të tjera.
Njoftimi i policisë:
Zveçan 24.03.2019-14:10. Raportohet se si pasojë e një zjarri fushor janë djegur disa gypa plastikë të ujësjellësit. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Rahovec 24.03.2019-15:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në afërsinë e lokalit të tij persona të panjohur e të dyshuar kanë djegur disa mbeturina. Zjarri ka përfshirë lokalin e tij të pamobiluar e si pasojë nga zjarri është djegur pjesërisht pullazi. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Kamenicë 24.03.2019 – 12:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ia ka vënë zjarrin arës së tij, me qëllim të pastrimit, ndërkohë zjarri është përhapur edhe në prona tjera. Familjarët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet në procedurë të rregullt.
Gjilan 24.03.2019 – 15:00. Raportohet për një zjarr i cili fillimisht ka shpërthyer jashtë objektit të një kompanie për tërheqjen e automjeteve, e më pas është përhapur brenda oborrit të kompanisë, me ç’rast ka përfshirë mbeturinat si dhe tri vetura të konfiskuara. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Prishtinë 24.03.2019-15:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga zjarri i shkaktuar dyshohet nga pakujdesia nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i janë djegur dy (2) hektarë e 16 (gjashtëmbëdhjetë) ari të mbjella me mjedra me sistem të ujitjes dhe disa pemë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 24.03.2019-13:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin fillimisht mbeturinave e më pas është përfshirë nga zjarri edhe pylli. Njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet Robert Kulla, djali i një prej krerëve të bandave të Shqipërisë së vitit 1997 – akuzohet për dhunë në familje
OBRM-PDUKM: Dita e 15-të Kirurgjia nuk funksionon, shteti është i paralizuar nga paaftësia e LSDM-së dhe BDI-së
Osmani në El Salvador takon nën-sekretaren e Shtetit për tregti: Një fillim i mbarë i ditës me partnerët amerikanë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United