LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë të ndalur zjarret nëpër rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut

Nuk kanë të ndalur zjarret nëpër rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut
Foto: Arkiv

Për shkak të shtimit të zjarreve që mbrëmë shpërthyen në Kallasllar të Velesit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) edhe sot është angazhuar në shuarjen e zjarreve.

Me këtë rast në përdorim janë vënë dy aeroplanë të cilët kanë kryer gjashtë ndërhyrje, duke hedhur gjithsej 30 tonë ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas DMSH-së, jemi në një periudhë të hershme që të ndodhin zjarre të përmasave të këtilla sepse sapo kemi hyrë në pranverë, ndërsa këto zjarre shpërthejnë zakonisht për shkak të temperaturave të larta.

Bëhet e ditur se zjarri në këtë fshat është lokalizuar sot. DMSH thekson se këto zjarre janë shkaktuar nga faktori njeri.

Një zjarr tjetër ka shpërthyer në rajonin e Rosomanit, afër fshatit Manastirec, duke rrezikuar pishat në Ljubashin e madh. Janë ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori