LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Populli i Kosovës përjetë mirënjohës NATO-s, të prirë nga Amerika

Haradinaj: Populli i Kosovës përjetë mirënjohës NATO-s, të prirë nga Amerika

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “populli i Kosovës, NATO-s të prirë nga Amerika i është përjetë mirënjohës. Nuk ka mik më të mirë sesa ai që të gjendet në ditët e vështira. Për ne ditë më të vështira për jetën tonë nuk kemi pasur sesa në atë kohë”.

“Miku më i mirë për ne, i përjetshëm, është NATO, janë vendet e NATO-s, si në këtë rast Mbretëria e Bashkuar, vendet tjera, NATO e prirë nga Amerika”,  tha kryeministri Haradinaj, sot gjatë homazheve te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë dhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në shënim të 24 Marsit, 20 vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. 

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Rrustem Berisha, Pal Lekaj, Ekrem Mustafa dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kryeministri Haradinaj tha se nesër bëhen 20 vjet nga fillimi i fushatës ajrore të NATO-s, e cila filloi përmbylljen e tragjedisë së popullit të Kosovës, duke shpëtuar shumë jetë dhe mundësoi rikthimin për jetë në liri të popullit të Kosovës, të gjithë atyre që kanë jetuar në Kosovë.


“Në shenjë nderimi për këtë angazhim, për ndihmën, por edhe për sakrificën dhe jetërat e atyre që shërbyen për paqe në Kosovë dhe ranë gjatë detyrës, e kam për nderë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të popullit të Kosovës të nderoj sot te lapidari ku kujtohen të gjithë ata që kanë shërbyer në Kosovë, i ushtarëve të KFOR-it, NATO-s, por edhe këtu te lapidari i ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan lirinë dhe paqen tonë”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori