LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit

Hoti: Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me propozimin e LDK-së, sot Kuvendi ka vendosur të lirojë rrugët dhe lagjet nga lojërat e fatit.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot i kanë dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit.

“Sot, me propozim të LDK-së, Kuvendi ka vendosur të lirojë rrugët dhe lagjet nga lojërave të fatit, që kanë luajtur me fatin e qytetareve dhe familjeve. Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit, siç paraqitet në Koncept Dokumentin e Qeverisë Haradinaj për lojërat e fatit të miratuar në Qeveri me 11 dhjetor 2018.


Kjo është rezoluta që është miratuar sot në Kuvend, me propozim të LDK-së:

1. Qeveria të nisë menjëherë procedurat ligjore për pezullim të menjëhershëm të aktivitetit të të gjitha llojeve të lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës dhe

2. Qeveria, brenda 30 dite, të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori