LAJMI I FUNDIT:

Dogana ka rritur vitin e kaluar për afro 3.4 milionë euro nga lojërat e fatit

Dogana ka rritur vitin e kaluar për afro 3.4 milionë euro nga lojërat e fatit

Dogana e Kosovës ka treguar shifrat për aksionet e saj në lidhje me kazinotë, bastoret dhe lokalet që ushtrojnë veprimtari të ngjashme

“Për lojëra të fatit (për aparate të lojërave të fatit, pika bastore etj) Dogana vepron bazuar në informatat nga ATK (Divizioni i LF) lidhur me licencimin e subjekteve për veprimtarin e LF (përfshirë aprovimin nga ATK lidhur me licencimin e subjektit, lokacionin, afatin e licencës, dhe të dhëna tjera të domosdoshme). Në sistem të pagesës së akcizës në Doganë për të gjitha subjektet e licencuara nga ATK, si për lojëra te fatit ashtu edhe pika të bastit hyjnë me vendim të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

Veprimtaria nga ana e Doganës për mbledhjen e taksës së akcizës bazohet në këtë legjislacion dhe autorizimeve dhe Licencave nga vendimet gjegjëse të ATK. Edhe në aspektin e Importit për aparate të lojërave të fatit bazuar në rregullativën në fuqi duhet të merret aprovim nga Divizioni i lojërave te fatit ne ATK. Pasi të merret pëlqimi i ATK, aparatet lejohet të zhdoganohen, dhe në qarkullim të lirë dalin tek pasi të lëshohen vendimet e ATK-së.


“Dogana ka arritur që gjatë vitit 2018 të rris inkasimin e tatimit të akcizës të lojërave të fatit dhe shtimit të numrit të kundërvajtjeve në këtë fushë që kanë prodhuar efektin e afro 3.4 milionë euro më shumë të hyra se në vitin paraprak.

15,874,729.84 euro (rritje krahasuar me vitin paraprak 2017 për +27%). Të hyrat nga akciza edhe në vitin 2019 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 kemi me shumë prej rreth +20.58%.

Dogana gjate vitit 2018 përmes njësive të saja ka intensifikuar kontrollet dhe ka organizuar operacione të përbashkëta në terren së bashku me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit si: ATK, Policinë e Kosovës si dhe Inspeksionet komunale për kontrollin e subjekteve të Lojërave të Fatit.

“Tek lojërat e fatit në këtë vit janë zbuluar 283 raste të kundërvajtjeve dhe janë shqiptuar gjobat në vlerë të hyrave prej 310 mijë e 800 euro.

• Konfiskim i aparateve gjatë 2018: 270 cp;

• Pajisje tjera për LF të konfiskuara: 400 cp;

• Gjoba për pika Basti të pa licencuara: 185 raste

• Vlera e mallit të konfiskuar: rreth 473,850.00 euro”. /Telegrafi/