LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon nga Qeveria mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit

Veseli kërkon nga Qeveria mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë menjëherë të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit ti ndërmarrin të gjitha masat.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të lejoj që të rinjtë dhe gjithë shoqëria të bien viktimë e mashtrimeve që ndodhin në lojëra të fatit e në kazino.


“Fati i qytetarëve tanë nuk është Kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik, për të cilin përgjegjës janë institucionet e Republikës ë Kosovës”, tha Veseli.

Ndryshe në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që në orën 11:00 të fillojë seanca lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazionove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim ndryshimin e ligjit ekzistues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori