LAJMI I FUNDIT:

Raport special i UEFA-s: Kosova po del nga hija, vend me shumë talente të futbollit

Raport special i UEFA-s: Kosova po del nga hija, vend me shumë talente të futbollit

Duke lënë pas një të kaluar të vështirë gjatë së cilës duhej të zhvillonte futbollin jashtë anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare, Kosova ka përjetuar një revolucion të vërtetë që kur u pranua si një anëtare e UEFA-së në vitin 2016.

Falë një periudhe rritjeje të shpejtë dhe një pasuri me lojtarë të talentuar, Kosova mund të presë një të ardhme shumë të ndritur, me suksesin e fundit në Ligën e Kombeve, e cila i lejon të ëndërrojë kualifikimin për Euro 2020.

Një faqe e re në historinë e vendit ballkanik u shkrua në bregdetin e Finlandës në shtator të vitit 2016. Në stadiumin Hansa në Turku, përfaqësuesja kosovare po përgatitej të luante ndeshjen e parë gjithnjë në konkurrencë, kualifikues për Kupën Botërore 2018, shkruan një raport special UEFA.


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kishte bërë udhëtimin dhe po shijonte shoqërinë e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ishte një ditë e çmendur. Me vetëm disa orë deri në fillim, Kosova akoma nuk kishte një ekip të plotë për të dalë.

“Ne ishim duke pritur për lejen e FIFA-s për të futur një numër lojtarësh që kishin përfaqësuar më parë vende të tjera”, shpjegon Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-së. “Ne nuk i kemi pasur as 11 lojtarë një ditë para ndeshjes”.

Një nga një, lojtarët morën lejet pesë orë para takimit, ku FIFA u dha dritën e gjelbër gjashtë lojtarëve dhe trajneri Albert Bunjaki, më në fund kishte një skuadër të plotë për të zgjedhur. Dhe kështu filloi magjia.

Pas 60 minutash, me Finlandën në krye, Valon Berisha shënoi golin e parë për vendin e tij nga pika e bardhë. Valoni kishte braktisur Norvegjinë për të vënë Kosovën në hartën e futbollit botëror.

Beteja për anëtarësim në UEFA e FIFA

Fadil Vokrri

Futbolli ka qenë pjesë e kulturës kombëtare në këtë vend të vogël ballkanik për më shumë se 100 vjet. Por lufta, shpërbërja e Jugosllavisë dhe më pas statusi i pazgjidhur i vendit e detyroi futbollin kosovar të zhvillohej në hije, derisa më në fund arriti pavarësia në shkurt të vitit 2008.

FFK aplikoi për anëtarësim në UEFA dhe FIFA në pranverë të atij viti, por duhej të priste para se të pranohej në familjen ndërkombëtare të futbollit. Jo të gjitha vendet e kanë njohur statusin e pavarur të Kosovës dhe aplikimi ishte refuzuar me arsyetimin se ishte në kundërshtim me statutet e FIFA-s.

“Fadil Vokrri luftoi për vite me radhë”, kujton nënkryetari aktual i FFK-së, Predrag Jovic. “Ai argumentoi se vendi ynë e donte futbollin, se mbështetësit tanë ishin shembullorë dhe se nuk kishte asnjë arsye për të parandaluar mijëra kosovarë që të jetojnë jashtë pasionit të tyre për futboll”.

Në vitin 2014, FIFA i dha Kosovës leje për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, megjithëse pa flamur apo himn kombëtar, por ende e refuzonte ta pranonte si anëtare të veten.

Pastaj, në Kongresin e zakonshëm të UEFA-s në Budapest më 3 maj të vitit 2016, “retë u ndanë” pasi shumica e delegatëve të shoqatës e votuan në favor të pranimit të FFK-së në UEFA. FFK u bë anëtare e FIFA-s në Mexico City dhjetë ditë më vonë.

“Që nga ai çast, gjithçka ndryshoi shumë shpejt dhe shumë pozitivisht”, thotë Eroll Salihu. “Ne kemi qenë në gjendje të organizojmë ligën tonë, të luajmë në garat ndërkombëtare, të shesim të drejtat televizive dhe të sigurojmë fonde nga UEFA dhe FIFA”, shtoi ai.

Shkollimi i trajnerëve

Vedat Muriqi dhe Bernard Challendes

Një pjesë tjetër e rëndësishme është trajnimi i personelit kompetent. Kjo është përgjegjësi e drejtorit teknik të FFK-së, Michael Nees, i cili erdhi në Kosovë si pjesë e programit ndërkombëtar të zhvillimit të sportit të drejtuar nga ministria gjermane e punëve të jashtme.

“Ne duam të krijojmë një strukturë të qëndrueshme të trajnimit, me fjalë të tjera të zhvillojmë ekipe teknike për t’u kujdesur për lojtarët e rinj të Kosovës në të ardhmen e afërt”, shpjegon trajneri, i cili ka punuar gjithashtu edhe në Ruandë.

“Ne ishim duke mbetur prapa në shumë fusha. Ne nuk kemi një program zhvillimi për trajnerët dhe ende nuk kemi analistë “, thotë Nees,” ndërsa të gjitha ekipet e mëdha kanë dy ose tre. Por ne po bëhemi hap pas hapi dhe tani jemi duke trajnuar ekipet teknike, sepse trajnerët janë çelësi”.

Strategjia gjermane ka hartuar një plan kohor në bashkëpunim me FFK-në, ku me ndihmën e instruktorëve të UEFA-s, trajnerëve do të marrin licenca  C, pastaj B, pastaj licenca të niveleve më të larta, ku synimi është rritja e numrit të trajnerëve nga 120 deri në 500 brenda dy viteve të ardhshme.

Sanije Krasniqi

Sanije Krasniqi punon shumë ngushtë me drejtorin e saj teknik. Para se të merrte përgjegjësinë për akademitë e futbollit të FFK-së, ajo punoi si mësuese dhe ishte gjyqtare e të gjitha kategorive të futbollit rinor. Ajo është shumë e vetëdijshme për potencialin e lojtarëve të ardhshëm të Kosovës.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar,” thotë ajo, “por, kjo është kryesisht në saje të trajnerëve që i ndihmojnë të shkojnë shumë larg. Nëse e bëjmë punën tonë siç duhet, e ardhmja do të jetë shumë e ndritshme”, tha ajo.

“Në Kosovë, 60 për qind e popullsisë është nën 30 vjeç. Ne jemi një vend i ri, por është e vështirë pa staf profesional. Lojtarët e rinj janë në duar të mira deri në moshën 14-vjeçare, por sapo të arrijnë adoleshencën, ata kanë nevojë për trajnerë të aftë për t’i ndihmuar ata të arrijnë nivelin më të lartë”, pohoi Sanija.

“Për sa i përket progresit në dy vitet e fundit, ne jemi ndër ekipet më të mira në botë”, thotë Michael Nees dhe shton se “Nën 21 vjet, duke luajtur në fushatën e tyre të parë të kualifikimit në EURO, kanë rezistuar Gjermaninë, kampionët e tanishëm botëror (0-0 në Prishtinë shtatorin e kaluar). Nëntëmbëdhjetӕ vjeçarët janë kualifikuar lehtësisht për raundin elitë”.

Valon Berisha, Benjamin Kololli, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bersant Celina e Arijanet Murici konsiderohen shpina e ekipit kombëtar kosovar, e cila përbëhet nga lojtarë që kanë lindur ose janë rritur jashtë vendit. Suksesi i fundit i skuadrës i detyrohet shumë përvojës së këtyre futbollistëve të nivelit të lartë në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori