LAJMI I FUNDIT:

Golden State po shkel në NBA, viktimë e radhës Indiana

Golden State po shkel në NBA, viktimë e radhës Indiana
Stephen Curry (Foto Twitter)

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës në rrugën drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të NBA-së.


‘Luftëtarët’ triumfuan para shikuesve të vetë në Oracle Arena kundër Indiana Pacers me rezultat 112:89.

Çereku i dytë dhe i treti ishte fatal për mysafirët pasi që vendasit krijuan epërsi të thellë prej 26 pikëve, gjë që ishte e paarritshme për ‘paqësorët’.

Basketbollisti më efikas te fituesi ishte DeMarcus Cousin që regjistroi ‘double-double’ në saje të 19 pikëve dhe 11 kërcimeve gjersa Klay Thompson shtoi 18 sosh.

Te Indiana më i miri në parket ishte Tyreke Evans me njëzet pikë ndërsa dy më pak i shtoi Thaddeus Young.

Pas kësaj, Golden State vazhdon të mbetet lider i Konferencës Perëndimore ndërsa Pacers zë pozitën e katërt në Konferencën Lindore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 113:106 Minnesota

Washington 108:113 Denver

Atlanta 117:114 Utah

Phoenix 98:118 Detroit

Sacramento 116:100 Dallas

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori