LAJMI I FUNDIT:

Forbes: Kush dëshiron të di më shumë për futbollin e Kosovës, duhet ta shikojë se sa varen prej tyre Zvicra e Shqipëria

Forbes: Kush dëshiron të di më shumë për futbollin e Kosovës, duhet ta shikojë se sa varen prej tyre Zvicra e Shqipëria

Në Grupin A është Kosova, të cilët debutojnë në kualifikimet evropiane.

E pra, kush dëshiron të njeh futbollin e Kosovës, duhet ta dijë, se në kampionatet e fundit evropiane dhe botërore kanë pasur përfaqësueses të tyre në kombëtaret tjera të Evropës, shkruan revista e mirënjohur amerikane, Forbes.

Në kampionatin e fundit evropian të mbajtur në Francë, Zvicra dhe Shqipëria në gjirin e tyre kishin më shumë se dhjetë lojtarë që kanë rrënjët nga Kosova, duke përfshirë Xherdan Shaqirin e Liverpoolit dhe Granit Xhakën e Arsenalit.


Trashëgimia e tyre si një komb me futbollist shumë të mirë dhe të talentuar, mund të kuptohet më së miri nëse e shikojmë Zvicrën.

Kosova u pranua në UEFA vetëm në vitin 2016 gjersa nuk pati shumë sukses në kualifikimet e Kupës së Botës, por lulëzoi në Ligën e Kombeve dhe u rendit e para edhe pse u konsideruar si autsajder. Kjo do të thotë se ata e kanë garantuar një vend në fazën e “playoff” pavarësisht se si do të rendinten në Grupin A.

Presioni është jashtë. Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi nuk kanë arritur suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve. Në të vërtetë, krejt e kundërta, dardanët do të shijojnë mundësinë për të shkaktuar një tronditje ose dy.

Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës
Lexo po ashtu Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës

Ylli i tyre që luan në Werder Bremen, Milot Rashica, ka shënuar shtatë gola në paraqitjet në Bundesligë në vitin 2019 dhe do të kërkojë ta sjellë atë formulë të suksesit në ekipin kombëtar.

Forcën reale të Kosovës do ta përjetojë në kualifikime Bullgaria, e cila do të luajë si mysafirë në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Liga Premier me ndryshim kontrovers të rregullave pas incidentit mes Lewis-Skelly dhe Haaland

Liga Premier me ndryshim kontrovers të rregullave pas incidentit mes Lewis-Skelly dhe Haaland

Premier League
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
Shpërthen debati mes Piques dhe Casillasit për ankesat e Real Madridit

Shpërthen debati mes Piques dhe Casillasit për ankesat e Real Madridit

La Liga
Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

La Liga
Kalo në kategori