LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Debati për punësimet politike, për shkak të rritjes së AAK-së (Video)

Lekaj: Debati për punësimet politike, për shkak të rritjes së AAK-së (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se debati për punësimet partiake po bëhet për shkak të rritjes së AAK-së.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, ka thënë se opozita që po kritikon nepotizmin po harron që për 10 vite qeveria ka qenë familje e tyre.

“Ne jemi vend i vogël. Nëse dikush ka informacione që nëse është shkelur ligji për administratën e përgjithshme janë organet ku duhet të drejtohet. Neni 29 përcakton se çka është konflikt interesi. Saktësisht deri në shkallën e katërt të gjakut familjar, apo deri në shkallën e dytë të kushëririt, nëse je në panelin intervistues duhet të largohet personi në fjalë”, tha Lekaj.


Lekaj ka thënë se “70 mijë të punësuar janë në shtet dhe nuk është bërë nami që ne ata kanë ardhur në Qeveri prej 17 muajsh”.

“Kjo është e orkestruar. Meqë Aleanca ka një rritje solide sa u përket sondazheve që kemi, e kanë orkestruar sulmin në këtë drejtim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetar i AAK-së, ka thënë se fokusi në këtë çështje duhet të vendoset nëse ka shkelje procedurale dhe nëse vendimmarrësit kanë pranuar familjarë në punë.

“Është i padrejtë ky orkestrim drejt Aleancës”, ka thënë ndër të tjera Pal Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori