LAJMI I FUNDIT:

Duka dhe Agolli do të garojnë për kryetar të Komunës së Dibrës

Duka dhe Agolli do të garojnë për kryetar të Komunës së Dibrës

Në garën për kryetar të Komunës së Dibrës, Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e parakohshme lokale, më 21 prill, do marrë pjesë me Hekuran Duka, i njohur si eurolog, i cili aktualisht është ushtrues detyre të kryetarit të komunës.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2017, Duka ka qenë pjesë e listës kandidate të BDI-së dhe ishte zgjedhur për kryetar të Këshillit të komunës.

Më herët kadidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, e ka paraqitur Arben Agolli, nga Aleanca për Shqiptarët i mbështetur edhe nga Besa.


Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Dibrës organizohen për shkak se Ruzhdi Lata i cili e kishte fituar mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare./Telegrafi/