Performanca e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar të përmirësohet edhe pse me një ritëm më të ngadalshëm se në vitin paraprak dhe përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon.
Sipas raportit “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019”, të publikuar nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW), janë krijuar rreth 68 mijë vende të reja pune në periudhën prej tremujorit të dytë 2017 deri në tremujorin e dytë të 2018, krahasuar me 231 mijë një vit më herët. Për dallim, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në rajon është rritur nga 2.5 për qind në vitin 2017 në 3.9 për qind në vitin 2018.
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë raportuar rritjen më të madhe në rajon, me 3.3 për qind secila, pasuar nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 për qind. Shumica e vendeve të reja të punës janë krijuar në industri dhe shërbime. Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit.
Mesatarisht, tregjet e punës në rajon kanë regjistruar përmirësime në shkallën e aktivitetit, ngritje për 0.5 pikë të përqindjes në 62.8 për qind dhe shkallën e punësimit, një rritje për 1 pikë të përqindjes në 52.9 për qind, por ato vazhdojnë të mbesin shumë nën standardet evropiane.
Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e vendeve sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë. Rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milionë njerëzve në vitin 2011 në 776 mijë njerëz në tremujorin e dytë të 2018. Prapëseprapë, papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet ishin dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.
Raporti thekson se punësimi joformal, një prej sfidave kryesore të tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, por në rënie në Serbi. Meshkujt e rinj, gratë më të moshuara dhe punëtorët me nivel të ulët shkollimi kishin më shumë gjasa të mbanin vende joformale të punës në vitin 2018.
“Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime. Ne ende kemi nevojë për një sektor privat të fuqishëm që krijon vende adekuate të punës dhe për politika publike që përmirësojnë punësueshmërinë e fuqisë punëtore për të mbështetur performancën e tregut të punës në të ardhmen”, tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi.
Përkundër pozitës së vështirë të tyre në tregun e punës, gjendja e punësimit të të rinjve ka vazhduar të përmirësohet, ku shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë për 3 pikë të përqindjes në 34.6 për qind. Shumica e tyre ishin të papunësuar për një kohët të gjatë, duke u sjell nga pothuaj 70 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë në 43 për qind në Mal të Zi.
Mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi. Edhe pse në rënie, përqindja e të rinjve (15-24 vjeç) që nuk janë të punësuar, duke u shkolluar dhe aftësuar (NEET) mbetet e lartë në 22.3 për qind. Shkallë nën mesatare është raportuar në Mal të Zi dhe Serbi, rreth 17 për qind, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që sillet ndërmjet 24 dhe 26 për qind.
Pagat dhe kostoja e punës ishin dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me BE-në, dhe nuk ka pasur ndonjë konvergjencë (përafrim) të qartë viteve të fundit.
“Përveç dinamikës pozitive, që është duke u zbehur, në zhvillimet rreth punësimit, trendet e fundit në produktivitet dhe rritje të pagave janë brengosëse dhe duhet të adresohen nga politikë-bërësit për të ndihmuar si konvergjencën ashtu edhe punësimin”, përfundon Robert Stehrer, drejtor shkencor i WIIW, përcjell Telegrafi.
Raporti konstaton se tatimi i të ardhurave nga puna në Ballkanin Perëndimor është krahasimisht i lartë për punëtorët me paga të ulëta dhe punëtorët me persona që varen prej tyre, duke ditur progresivitetin e ulët të rajonit dhe përdorimin e rrallë të shtesave familjare në regjimet e tatimit në të ardhura.
Personat me paga të ulëta janë në pozitë veçanërisht të pafavorshme në tregun formal të punës sa i përket pagës së tyre neto që e çojnë në shtëpi dhe kostos relativisht të lartë të punësimit të tyre krahasuar me ata që fitojnë paga të mesme ose të larta.
Këto disavantazhe veprojnë si destimulues shtesë për të punuar në vende formale të punës dhe për firmat që të krijojnë vende formale të punës, veçanërisht për personat me nivel të ulët të shkollimit dhe për punëtorët e tjerë me paga të ulëta. Një reformë e gjerë e sistemit të përgjithshëm të tatimit të punës dhe sigurimit social mund të shërbejnë si mënyrat më premtuese për rivitalizimin e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj