Ndonëse Dhoma Kombëtare e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar në parim me shumicë bindëse të ashtuquajturin “Fond të kohezionit” në raport me Bashkimin Evropian, lidhur me kushtet e pagesës së këtij kontributi, nevojitet ujdia në mes të dy dhomave të parlamentit dhe për këtë arsye, çështja i kthehet sërish Dhomës së Kantoneve.
Më parë, në sesionin dimëror Senati kishte miratuar pagesën e “Miliardit të kohezionit”, me kushtin që BE-ja të heqë dorë nga masat diskriminuese ndaj Zvicrës. Dhoma në fjalë e konsideron si diskriminim faktin se Zvicrës nuk i lejohet të kalojë në mënyrë të pakufizuar ekuivalencën e bursës.
Konkretisht, Zvicra me votimin e këtij Projektligji, merr detyrimin ndaj BE-së për të paguar 1.3 miliard franga gjatë 10 viteve të ardhshme, të destinuara për të rrafshuar pabarazitë ekonomike dhe sociale në mes të vendeve të vjetra dhe të reja, anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch. Por përveç vendeve “të reja”, nga ky fond do të përfitojnë edhe ato vende “të vjetra” të BE-së, që janë të prekura veçanërisht shumë nga migracioni.
Në vitin 2006, Zvicra pati votuar në referendum për miliardin e parë të kohezionit. Për miliardin e dytë nuk do të ketë votim popullor pasi që asnjë forcë politike nuk ka iniciuar referendum për këtë çështje.
“Miliardi i kohezionit” përbëhet nga disa pjesë, nga kredia bazë e kohezionit, nga kredia bazë për migracionin dhe nga kontributet vetanake të administratës federale.
Shumica e deputetëve kanë thënë se kontributi që do të paguhet, është në favor të Zvicrës, dhe është në fakt çmimi që Zvicra duhet të paguajë për të pasur qasje në tregun e përbashkët të BE-së. Nga ana tjetër, kundërshtarët e shtruan pyetjen nëse vendet lindore, anëtare të BE-së ende kanë nevojë për këtë mbështetje.
“Përfituesi më i madh nga paratë e këtij fondi është Polonia, një vend në të cilin po investohet me të madhe, i cili po dëshmon rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë Peter Keller nga SVP.
Kundër “Miliardit të kohezionit” kanë qenë vetëm deputetët nga SVP, të cilët, përkundër mobilizimit të madh, nuk ia dolën të përfitojnë deputetë tjerë për kauzën e tyre.
Përfaqësuesit e partive: CVP, BDP, GLP, SP dhe Grüne kanë kundërshtuar kolegun e tyre nga SVP, duke thënë se është një moment i mirë për të dhënë një sinjal të shtendosjes, përkundër rezervave në raport me konventën me BE-në.
Komisioni për Politikë Shtetërore ka kërkuar me këtë rast një ndarje ndryshe të fondit, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, pjesës për shtetet e lindjes do t`i hiqeshin 190 milionë franga, duke mbetur shuma e përgjithshme në 857 milionë. Në të njëjtën kohë, pjesa për shtetet e prekura nga migracioni duhet të përfitojnë 380 milionë në vend të 190 milionë frangave, sa ishte propozuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj