Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se udhëheqës shtetëror të Serbisë po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë.
“Mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja. Dhe, këtë po e shohim nga lidershipi i Serbisë”, ka thënë Ramadani, përmes një postimi në Facebook.
Më tej ai ka thënë se “Vuçiqi, Daçiqi dhe Gjuriqi po mohojnë krimet anembanë Kosovës, te kryera gjatë viteve 1998-99, të cilat u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s”.
Ndryshe, reagimi i zëvendësministrit Ramadani vjen ndaj deklaratave të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se qëllimi i bombardimeve të NATO-s 20 vjet më parë ishte që ‘të mos mbetej asnjë serb në Kosovë’.
Gjuriq ka përmendur edhe Reçakun, e cila ishte një nga masakrat më të mëdha nga forcat serbe në Kosovë, por sipas Gjuriqit, ‘ai nuk ishte krim’…
Marko Gjuriq thotë se qëllimi i NATO-s ishte që ta ‘merrte territorin e Serbisë duke ushtruar agresion në vitin 1999’.
‘Dikush tentoi t’i marr 10,887 kilometra katrorë të Serbisë, duke tentuar të na aneksonte një pjesë të vendit. Jemi dëshmitarë se si muajve të fundit janë hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk është lëshuar asnjë zë si reagim ndaj këtij veprimi”, ka thënë Gjuriq, në konfernecën ndërkombëtare “Njëzet vjet pas bombardimit të Jugosllavisë- leksion për sigurinë evropiane në shekullin 21”. E cila u mbajt në organizimin e Dialogut Strategjik të Beogradit
Sipas tij, “motiv i dytë i NATO-s ka qenë edhe dobësimi gjeopolitik i Serbisë dhe popullit serb në Ballkan”.
“Si dikush që ka qenë dëshmitar dhe e ka përjetuar se cilat kanë qenë pasojat e marsit 1999, mund të them se nuk kam asnjë dilemë se ky ishte një agresion ndaj një shteti të pavarur dhe që nuk kishte asnjë lloj arsyetimi për një intervenim të tillë”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka thënë se “mekanizmat e OKB-së e përcaktojnë qartë se cilat janë kushtet se si mund të ndërhyhet ndaj një shteti të pavarur”.
“Nëse fillojmë me Reçakun, kemi nga atje analiza që nuk ka pasur krime që mund të kenë çuar në një agresion të tillë. Institucionet legale nuk e kanë konfirmuar kurrë dyshimin se në fshatin Reçak ndodhi diçka e tillë, apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës”, ka thënë Gjuriq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos