LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Fushë Kosovë

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot, në parkingun qendrës tregtare ETC në zonën industriale Prishtinë – Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur kur, punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave.


Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 17.03.2019 rreth orës 14:10 është pranuar informata për një Grabitje, në një parking të një qendre tregtare, zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armeve të shkurta kanë grabitur punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave”, ka thënë  Hoxha.

Sipas tij me veturën Mitsubishi Pajero, ngjyrë të gjelbër e pa targa, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq dy persona kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e lehta që dyshohet se i kanë marrë si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes, ndërsa gjenda e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Hoxha nuk ka dhënë detaje, rreth shumës së parave që janë vjedhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori