Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka rritur dukshëm vëllimin e punës, që ka ndikuar edhe në shtim të numrit të operacioneve. Në këtë klinikë, përveç operacioneve të rëndomta, po kryhen edhe operacione specifike.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, thotë se në këtë klinikë ka filluar rritja e numrit të operacioneve, krahasuar me vitin e kaluar, me një përqindje më të madhe.
Sipas tij, përveç kësaj, po punohet që pacientët të mos kërkojnë trajtim jashtë vendit, për rastet, të cilat mund të kryhen edhe në QKUK.
“Edhe kushtet kanë filluar të përmirësohen, prandaj pacientët mos të hezitojnë të vijnë dhe të kërkojnë shërbimin. Në bazë të statistikave, kemi kryer 80 operacione më shumë, për të njëjtën kohë, sesa në dy muajt e parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2018, janë kryer 100 operacione, kurse në këtë vit, për periudhë të njëjtë kohore, janë realizuar 180”, theksoi drejtori Rudari.
Ai thotë se tashmë puna është lehtësuar, meqë ka ardhur edhe ultrazëri i ri, i cili ka një rol jashtëzakonisht të madh në trajtimin e rasteve.
Një nga operacionet e fundit specifike që është kryer me sukses, është edhe operacioni tek një paciente e moshuar, tek e cila është kryer bypass arteria e poplitealis në këmbën e majtë.
Luzim Vokrri, i cili ka kryer operacionin bashkë me ekipin mjekësor të kirurgjisë vaskulare dhe ata të Klinikës së Anestezionit, u shpreh se ky operacion është bërë me mjaft sukses tek një paciente e moshuar, e cila, krahas mbylljes së arterieve të gjakut në ekstremitetet e poshtme, në këmbë, ka edhe sëmundje tjera shoqëruese .
“Pacientja është diabetike, ka diabet më shumë se 30 vjet, në momentin kur ka ardhur tek ne, ka ardhur në stadin e katërt të sëmundjes. Domethënë, në këmbën e majtë ka pasur plagë, ndërsa në gishtin e këmbës së majtë ka pasur gangrenë, domethënë është stadi përfundimtar, kur indet e buta pothuajse vdesin” u shpreh Vokrri.
Sipas tij, për operacion është vendosur pasiqë enët e gjakut, prej gjurit deri të zogu i këmbëve, ishin të mbyllura dhe ishte vendosur të bëhet bypass.
Ai thekson se tani pacientja gëzon shëndet të mirë dhe nëse nuk do ta realizohej bypass, është dashur t’i bëhej prerja e këmbës deri në gju.
Pacientja më parë ishte vizituar edhe tek mjekët në Shkup, të cilët i kishin thënë se nuk kishte zgjidhej tjetër, përveç amputimit të këmbës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian