LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian angazhohet t’i gjejë banesë një ish-të burgosuri dhe do t’ia paguajë qiranë për pesë vite

Kim Kardashian angazhohet t’i gjejë banesë një ish-të burgosuri dhe do t’ia paguajë qiranë për pesë vite
Kim Kardashian, Matthew Charles (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Kim Kardashian është duke vazhduar me veprat e mira. Bukuroshja amerikane ka kërkuar nga fansat e saj që të gjejnë një banesë me qira për Matthew Charles, një ish-të burgosur.

Charles ka dosje kriminale për shkak të dënimit të padhunshëm për drogë (personat që kapen duke poseduar, konsumuar apo duke shitur drogë), ndërsa 38-vjeçarja është zotuar t’i ndihmojë, duke qenë se, sipas saj, ai është një kriminel i reformuar.


Matthew Charles është liruar nga burgu në janar të këtij viti, falë reformave ligjore, në të cilat Kim është angazhuar personalisht për ta bindur presidentin Donald Trump që t’i miratojë.

Ligji ua mundëson gjykatësve që në mënyrë retroaktive t’i zbatojnë reformat lidhur me dënimet për drogë në të kaluarën.

Pos që dëshiron t’i gjejë një banesë, Kardashian ka vendosur t’ia paguajë qiranë ish-të burgosurit për pesë vitet e ardhshme.

38-vjeçarja ka bërë bujë të madhe me angazhimin e saj në lirimin e të burgosurve, sidomos pas suksesit të arritur me lirimin e Alice Marie Johnson në qershor të vitit të kaluar. Alice kishte kaluar 21 vite në burg, për shkak të dënimit të padhunshëm për drogë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kur do të martohet Mira Murati?” - shqiptarja revolucionare e OpenAI tregon pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së

“Kur do të martohet Mira Murati?” - shqiptarja revolucionare e OpenAI tregon pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së

Magazina
Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Magazina
Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Magazina
“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

Magazina
Loredana dhe Tayna po vijnë me super bashkëpunim, kjo e fundit publikon sekuenca nga videoklipi

Loredana dhe Tayna po vijnë me super bashkëpunim, kjo e fundit publikon sekuenca nga videoklipi

Magazina
Georgina Rodriguez shkëlqen me paraqitjen, ndërsa arrin në Festivalin e Filmit në Venecia

Georgina Rodriguez shkëlqen me paraqitjen, ndërsa arrin në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Kalo në kategori