LAJMI I FUNDIT:

Vijon protesta e opozitës, turma marshon drejt Parlamentit (Video)

Vijon protesta e opozitës, turma marshon drejt Parlamentit (Video)

(E plotësuar) Pasi mbajti të rrethuar përreth një orë godinën e kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt godinës së Kuvendit.

Ishte sërish eksponenti i PD-së, Flamur Noka, i cili pasi u konsultua me krerët e opozitës, ftoi protestuesit të marshojnë drejt Parlamentit.

Në krye të turmës vijon të jetë vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në krah të të cilit ecën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


Ende nuk dihet plani i protestës së opozitës, ndërsa ambienti përreth kryeministrisë ka filluar të zbrazet nga turma. Aktualisht protestuesit janë stacionuar në rrugën George Bush, para Parlamentit, në pritje të udhëzimeve të mëtejshme.

https://www.youtube.com/watch?v=SNWWns7cWIs

—————————————————————————————————————

Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Noka: Rama ik, je i rrethuar nga revolta e popullit (Video)

Ish deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka mbajti fjalën para protestuesve, në nisje të protestës së opozitës.

Në fjalën e tij Noka tha se kjo është protesta më e madhe në historinë e vendit, ndërsa konfirmoi thirrjen ndaj kryeministrit Rama, për t’u larguar.

“Koha e fjalëve ka mbaruar dhe tani është koha e veprimit. Na ndiqni, sepse kjo është protesta më e madhe në histori. Rama ik”, tha Noka në fjalën para protestuesve.

Ndërkohë, raportohet se një pjesë e protestuesve po ecin në rrugët përreth kryeministrisë, për të bërë rrethimin e objektit.

“Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim”, tha ai.

“Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde”.

“Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik””.

“Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!”, tha Noka.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat gjatë protestës se së shpejti Edi Rama nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij.

“Edi Rama përsëri ia ka mbathur, e shpejtë do jetë dita kur nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij. Ky është cunami i vërtetë popullor, i cili po dridh nga themelet regjimin e kalbur të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndërkohë, protestuesit po lëvizin nga ana e pasme e kryeministrisë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë rrugës nga selia e partisë deri tek kryeministria, deklaroi se ata nuk përfaqësojnë flamurin politik në protestë, por familjet tona.

Ajo tha se do të rrëzojnë qeverinë dhe do të ngritët një qeveri tranzitore që përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Sipas Kryemadhit ,edhe Rama po përgatitet për zgjedhje.

“Rama po përgatite për zgjedhje të parakohshme dhe për kandidatin për kryeministër për këto zgjedhje”, deklaroi Kryemadhi, që tha se kryeministri aktual ka probleme me veten e tij, pasi një njëri që tallet me Zotin, shtoi ajo, nuk ka mundësi të kuptojë se çfarë po ndodhë.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se duan që të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të hapim negociatat. E kemi nisur procesin e anëtarësimit me Kroacisë, sot ata janë pjesë e BE-së, ndërsa ne diskutojmë hapjen e negociatave”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori