LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e të mbijetuarve të sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re: Lutesha që të mbetej pa plumba (Video)

Rrëfimet e të mbijetuarve të sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re: Lutesha që të mbetej pa plumba (Video)

“Njerëzit filluan të ikin, dyert ishin të mbyllura, kurse ai i ndiqte nga pas. E dija se kurrfarë gjasa nuk kisha. Pjesërisht jam fshehur nën një karrige. Jam shtirur kinse nuk po marrë frymë. Ai ndërroi karikatorët shtatë herë”, kështu fillon rrëfimin e tij Farid Ahmed, njëri nga të mbijetuarit të sulmit terrorist në qytetin Christchurch në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe mbi 40 tjerë të plagosur.

Shtetasi australian Brad Tarrant, 28-vjeç, hapi zjarr ndaj besimtarëve brenda një xhamie e gjithë ngjarjen rrëqethëse e kishte transmetuar live në Facebook, transmeton Telegrafi.


Detaje nga jeta private e autorit të masakrës në dy xhamitë në Zelandën e Re (Foto)
Lexo po ashtu Detaje nga jeta private e autorit të masakrës në dy xhamitë në Zelandën e Re (Foto)

E një besimtar tjetër mysliman që i mbijetoi të shtënave ka treguar se si imami kishte filluar ritet fetare kur u dëgjuan të shtënat e para.

“Njerëzit filluan të ikin dhe në të gjitha anët kishte gjak, e kuptova menjëherë për çfarë po bëhet fjalë”, ka deklaruar ai.

Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)
Lexo po ashtu Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

“Aty e kuptova se ai do të mbetet pa plumba. I jam lutur Zotit. Desha të dalë jashtë dhe kalova pranë një burri që qëndronte i ulur me fytyrë i kthyer kah muri, i cili më këshilloi se është më mirë të mos dalë. Menjëherë u ktheva, e disa sekonda më pas, erdhi sulmuesi dhe e qëlloi atë burrë. E qëlloi në gjoks”, ka shtuar një burrë që ka dashur të mbetet anonim.

Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)
Lexo po ashtu Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)

E në anën tjetër, komandanti i policisë Mike Bush, ka deklaruar para gazetarëve se si tre meshkuj dhe një femër janë dërguar në paraburgim, duke paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të rritet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori