LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga jeta private e autorit të masakrës në dy xhamitë në Zelandën e Re (Foto)

Detaje nga jeta private e autorit të masakrës në dy xhamitë në Zelandën e Re (Foto)

Australiani Bred Tarrant, 28-vjeç, i cili në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re vrau të paktën 49 persona, dikur ka punuar si trajner personal.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ai ka punuar në palestrën “Big River Gym” në New South Wales të Australisë. E menaxherja e palestrës, Tracy Gray, ka arritur ta identifikojë Tarrantin nga pamjet e publikuara dhe ka konfirmuar se ka punuar me të nga viti 2009 deri më 2011, transmeton Telegrafi.


Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re, autori i masakrës shtiu për herë të dytë me pushkë mbi viktimat
Lexo po ashtu Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re, autori i masakrës shtiu për herë të dytë me pushkë mbi viktimat

“Ka qenë shumë i përkushtuar në punën që e bënte. Ka punuar pa pagesë me fëmijë. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, ndoshta gjatë udhëtimit diçka i ka ndryshuar në kokë”, ka deklaruar Gray, duke aluduar në shumë udhëtime që i kishte realizuar Tarrant gjatë viteve të fundit.

Ai kishte vizituar Korenë e Veriut ku ishte fotografuar me një grup turistësh para një busti. Sipas mediave ndërkombëtare, ai kishte qenë edhe në Pakistan.

Momenti kur njëri nga sulmuesit në dy xhamitë në Zelandën e Re, kapet nga policia (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur njëri nga sulmuesit në dy xhamitë në Zelandën e Re, kapet nga policia (Video)

Sipas Gray, babai i autorit të masakrës kishte ndërruar jetë pasi kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit, kurse motra dhe e ëma jetojnë në Australi.

“Mendoj se babai i kishte mbjellë dashurinë për ushtrimet në palestër. Ai ka ushtruar shumë, mund të them madje tepër. Ka pasur dëshirë të bëjë një jetë të shëndetshme. Nuk po mund ta besoj se personin me të cilin kam bashkëpunuar mund të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë”, ka shtuar ajo.

Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)
Lexo po ashtu Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)

Siç raporton Daily Mail, babai i Tarrant ishte atlet që kishte marrë pjesë në mbi 75 gara të ndryshme.

Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)
Lexo po ashtu Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

Autori i masakrës në Zelandën e Re ishte frymëzuar nga Andres Breivik - para sulmit kishte publikuar manifestin 73 faqesh
Lexo po ashtu Autori i masakrës në Zelandën e Re ishte frymëzuar nga Andres Breivik - para sulmit kishte publikuar manifestin 73 faqesh

Kujtojmë se Tarrant i veshur me rroba brenda veturës që e ngiste kishte thënë “le të fillojë ahengu”. E rrugën për në xhami dhe masakrën e ka transmetuar live në Facebook. Ai ka qëlluar çdo person që i ka dalë përpara. Madje i ka ndërruar 7 karikatorë, dhe në një moment kishte shkuar te vetura për të marrë armë tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori