LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin

Kurti: Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin
Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Kosova nuk është dashur të vendosë tarifë mallrash, por reciprocitet të plotë ndaj Serbisë,

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se heqja eventuale e taksës do të ishte kapitullim i Kosovës së pavarur ndaj shtetit të Serbisë dhe dorëzim i shtetësisë e territorit të Kosovës në pazarin Vuçiq-Thaçi.

“Vuçiq e ka kërkuar heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë. Diplomatë e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë që kërkojnë të njëjtën gjë, vetëm sa e transmetojnë kërkesën e Presidentit të Serbisë ndaj Kosovës. E kuptueshme, sepse ata janë ndërmjetës të diplomacisë fluturuese midis Kosovës dhe Serbisë.


Në Prishtinë na i thonë kërkesat e Beogradit, ndërsa në Beograd ua thonë kërkesat tona (kur ka të tilla). Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë!

Të gjithë ata janë bërë Pieter Feitha tani: njëra kapelë (bilaterale) është e shtetit të tyre që na e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, kurse kapela tjetër (multilaterale) është ajo e ndërmjetësit të jashtëm që vjen me porositë e palës tjetër. Nuk duhet t’i ngatërrojmë në mendjen tonë kapelat e tyre.

Kurti ka theksuar se Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës që të fillojë dialogu parimor me Kosovën por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin.

“‘Razgraniçenje’ quhet projekti i Beogradit për ndarjen e Kosovës e që s’realizohet dot pa presidentin e Kosovës. Prandaj, le të mos shtiremi se nuk e dimë se çka do të ndodhë menjëherë pas heqjes apo pezullimit të tarifës: takimi në Bruksel, me Thaçin e Vuçiqin, anash, ndërkaq Mogherini në mes dhe në ballë, në zyrën e kësaj të fundit”.

“Natyrisht që nuk është dashur të ketë tarifë mallrash, por reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ama tash nuk bën të hiqet tarifa. Ai do të ishte kapitullim: nënshtrim i Kosovës së pavarur ndaj shtetit të Serbisë dhe dorëzim i shtetësisë e territorit të Kosovës në pazarin Vuçiq-Thaçi”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori