Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane, ERA 2, po pengohet për shkak të kushteve politike dhe vendosjes së tarifës 100 përqind nga ana e Qeverisë së Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, tha shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.
“Ne jemi në fillimin e lansimit të ERA 2 dhe mendoj se do të bëjmë një ceremoni, por kur kushtet politike të jenë të favorshme, po flas për tarifat e vendosura të cilat po na pengojnë në vazhdimin e procedurave”, tha Apostolova në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, ku u diskutua zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane.
Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha nuk foli për konstatimet e zyrtares evropiane, Apostolova për tarifën dhe pengesën që ajo po i bën procesit të integrimit, por vetëm tha se, që nga fillimi i këtij procesi, janë zbatuar plotësisht 11 nga 22 prioritete dhe të tjerat janë në zbatim e sipër.
“Presim që gjatë vitit 2019 të rrisim dinamikën e zbatimit të prioriteteve dhe do të përpiqemi të tejkalojmë planet”, tha Hoxha.
ERA është dokument i përbashkët i Kosovës dhe BE-së nën Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim dhe ka filluar së zbatuari më 11 nëntor 2016, në takimin e parë të Dialogut të nivelit të lartë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Pakoja e ligjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, është e madhe dhe në të bëjnë pjesë ligje nga sektorë të ndryshëm, si qeverisje të mirë, sundim të ligjit, konkurrencë dhe klimë të investimeve, edukim dhe punësim.
Mosmiratimi dhe vonesa në harmonizimin e këtyre ligjeve ndikon drejtpërsëdrejti në integrimet evropiane të Kosovës, kishte thënë ministrja Hoxha.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është në fuqi që nga 21 nëntor i vitit të kaluar.
Bashkimi Evropian po kërkon në vazhdimësi nga ana e Kosovës të heqë tarifën pasi ajo, sipas zyrtarëve të BE-së është në kundërshtim me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit si dhe po pengon vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Edhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane.
Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ajo do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje