LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Jam i gatshëm të japë dorëheqje nëse raportet me SHBA-në vendosen në pikën zero (Video)

Hoxhaj: Jam i gatshëm të japë dorëheqje nëse raportet me SHBA-në vendosen në pikën zero (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partnerët e koalicionit e kanë vendosur taksën bashkë dhe bashkë duhet ta pezullojnë.

Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nëse ka një temë që mban bashkë këtë koalicion qeveritar ajo është tema e dialogut.

Por, sipas tij, një marrëveshje e tillë për t’u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës duhen së paku 80 vota dhe këtu duhet edhe mbështetja e LDK-së, pasi vota e Vetëvendosjes “është e kontrolluar”.


Hoxhaj ka thënë se politika është sport shumë i rëndë, dhe sipas tij në mëngjes dikush të godet e në mbrëmje dikë e godet.

“Ne si PDK e kemi një vetëdije shtetërore. E kemi pritur shumë gjatë Isa Mustafën derisa e kemi kryer demarkacionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se ka ende hapësirë për t’u arritur një marrëveshje me Haradinajn.

“Përvoja e jonë e deritanishme tregon se nëse dikush është në kundërshtim me pritjet që ka vendi ne si PDK do të marrim vendim”.

Hoxhaj ka thënë se për PDK-në agjenda shtetërore assesi nuk guxon të bie pre e populizmit.

Më tej është shprehur se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse raportet me SHBA-në vendosen në pikën zero.

“Ne nuk mundem në pafundësi që të krijojmë një situatë që të tjerët të na presin. Kam frikë se nëse bashkimi Evropian ka kushtëzuar të ardhmen e Serbisë përmes Kosovës, kjo nuk do të ndodhë në pafundësi”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori