LAJMI I FUNDIT:

Kur testi i dashurisë nuk shkon si duhet, i doli veturave përpara duke menduar se do ta shpëtojë gruaja – burrin e dehur e godet vetura (Video, +18)

Kur testi i dashurisë nuk shkon si duhet, i doli veturave përpara duke menduar se do ta shpëtojë gruaja – burrin e dehur e godet vetura (Video, +18)

Një burrë i dehur kishte vendosur ta testojë dashurinë e gruas së tij, duke qëndruar në mes të një rruge ku kalonin vetura të shumta me shpejtësi të madhe.

Ai mendonte se ajo do të ndalte dhe nuk do ta lejojë që ta shtypin, megjithatë në një moment u lodh nga veprimi i tij dhe u largua, e disa sekonda më pas ai u godit dhe u tërhoq zvarrë nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime serioze, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin në pjesën lindore të Kinës, kur 30-vjeçari që grindet me gruan në mes të rrugës e teston atë nëse do ta lë në rrugë që ta shtypin veturat.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë të hënës në qytetin Jinhua në provincën kineze Zhenjiang, kurse burri i identifikuar si Pan, i ka thënë policisë se ka dashur ta testoj gruan dhe të bindet nëse ajo vërtetë e do.

Ai pranoi se ishte larguar nga shtëpia pas një zënke që kishte pasur me gruan, dhe kishte shkuar në një lokal për të pirë një pije. E rrugës duke u kthyer për në shtëpi, ata janë parë duke u grindur.

“Doja ta dija nëse do të më linte të më shtypin veturat. Doja ta testoja nëse ende më do”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Evropa
Kalo në kategori