LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend

Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për proceset zhvillimore në vend, me theks reformën zgjedhore.

“Haradinaj me këtë rast ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat e përgjithshme në vend, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, reforma këto të cilat do të jenë në shërbim të forcimit dhe rolit demokratik të institucioneve të vendit.


Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian për rolin e tyre dhe ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në procesin e reformave të përgjithshme në Kosovë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme për procesin e reformës zgjedhore, përmes së cilës do të garantohej një gjithëpërfshirje politike dhe përfaqësim adekuat gjinor dhe etnik”, thuhet në njoftimin për media.

Duke theksuar orientimin euroatlantik të Kosovës, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe është duke punuar me përkushtim në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori