LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Rama: Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të mira (Video)

Zaev-Rama: Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të mira (Video)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Zaev ka realizuar takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin kanë mbajtur edhe konferencë të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


“Qëllimi jonë i përbashkët është integrimi në familjen evropiane dhe punët janë duke u zhvilluar në këtë drejtim. Do të ketë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, ndërsa qëllimi është që t’i perfeksionojmë gjitha marrëdhëniet ekzistuese me Shqipërinë”, tha mes tjerash Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se po punojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë, ku përmendi edhe projektin “One Stop Control”.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se është prioritet i lartë i Shqipërisë që të vazhdojë bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot.

Rama theksoi se qëllimi i tij është që shqiptarët të jenë të bashkuar në familjen evropiane Bashkimi Evropian.

Në këtë konferencë për shtyp Zoran Zaev bëri të ditur se takimi i radhës mes qeverive të dy vendeve do të mbahet në verë, gjegjësisht pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/