Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së, ka thënë se nuk është kompetencë e Presidentit të bëjë pazare me territorin por se sipas saj garantimi i institucioneve të pavarura me Kushtetutë.
“Ky President pasi degradoj Qeverinë, po e degradon vendin dhe institucionet tjera. Thaçi në fillim u mundua ta keqpërdorë Gjykatën Kushtetuese, duke pyetur se kujt i takojnë vendet në KQZ, ani pse kjo është e qartë. Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme kërkesën e Presidentit dhe ka bërë mirë. Roli i Presidentit është konfirmimi i nominimeve politike. Mbështetur në ligjin nga zgjedhjet e përgjithshme, KQZ duhet të përbëhet nga anëtarë që përfaqësojnë grupet parlamentare që kanë marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ajo shkruan Telegrafi.
Haxhiu ka theksuar se Presidenti po e mbanë të bllokuar KQZ-në në interesat që ka PDK atje.
“Ai po keqpërdor çdo gjë që të ketë përkrahje në aventurat e tij për shkëmbim territoresh. Ai po bënë pazare për çdo gjë, ai po mundohet një pakicë të vogël të partive t’i bëjë shumicë në KQZ. Arsyeja tjetër është fakti se ai është i tronditur nga rezultati i zgjedhjeve të 2017-së, sepse qytetarët i dhanë mbështetje të madhe LVV-së. Shumë projekte e aktivitete të KQZ-së kanë dështuar. Ky President ka rrënuar institucionin kushtetues. I ftoj të gjithë ata asamblist dhe deputet t’i drejtohen Gjykatave për këtë shkelje të paprecedent”, ka theksuar Haxhiu.
Sipas saj LVV nuk do të lejojë shkeljen e vullnetit të qytetarëve.
“I kërkojmë Presidentit që sa më parë të emëroj anëtarët e KQZ-së, në të kundërtën çfarëdo vendimi kushtetues do të kundërshtohet fuqishëm. Pavarësisht nëse ai i emëron ose jo ne do ta dërgojmë në Kushtetuese. Javën e ardhshme do ta kemi të gatshme lëndën për ta dërguar”, theksoi ajo./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës