Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, priti në takim një delegacion nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.
Gjatë këtij takimi, Murtezaj, i informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara.
Gjithashtu, ai i njoftoi lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës.
“Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase, e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e plotë për ATK-në, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Misioni i quajtur “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjasë nga 11 deri më 15 mars. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë