Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për Emisionin “Ekonomi” në Telegrafi.com ka thënë se janë duke luftuar informaliteti edhe të lojërat e fatit, të cilat operojnë pa u regjistruar.
Ai ka bërë të ditur se vetëm javën e kaluar ATK-ja ka mbyllur 11 subjekte të lojërave të fatit.
“Këto janë aktivitete të përditshme që ndodhin. Sipas informatës që më kanë përcjell zyrtarët e lojërave të fatit janë veprime që janë marr në kundërshtim me kërkesat që ofrohen me dhënien e licencave të lojërave të fatit. Veprimet që janë marr me gjobitje. Kam kërkuar që të veprohet komfor bazës ligjore. Nuk mjafton vetëm një gjobë mandatare për një veprim të tillë, për një aktivitet që veprohet pa licencë. Do të fillohet me ato bizneset me automatë që janë”, tha Murtezaj.
Të gjitha subjektet, sipas tij, që ushtojnë aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, do të luftohen nga ATK-ja. “Nuk do të thotë se gjobat janë të vogla, por nuk mjafton vetëm me gjobë. Ligji parasheh që të veprohet edhe nga këndi penal. Duhet të vazhdohet edhe në këndin e veprimit penal”, ka thënë Murtezaj.
Drejtori i ATK-së, në intervistën për Emisionin “EKONOMI” ka treguar se është duke u hartuar ligj i ri për Lojërat e Fatit.
“Aktualisht është duke u hartuar Ligji i ri për Lojërat e Fatit dhe janë paraparë që të automatizohet sistemi, të bëhet online që çdo transaksion që bëhet të jetë informatë online. Kjo do të minimizoj mundësinë e keqpërdorimit dhe evazionit fiskal”, theksoi Ilir Murtezaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'