Në lidhje me deklaratën e deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka se janë vjedhur 1.8 milionë euro nga Instituti Riinvest dhe kryeministri në atë kohë, Agim Çeku ka reaguar kryetari ish deputeti Muhamet Mustafa, duke thënë se janë duke vazhduar shpifjet e Milaim Zekës.
Mustafa në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se Zeka ka shpifur për Institutin Riinvest edhe para një viti, ashtu si edhe sot.
Siç tha ai në një konsult që e ka bërë më herët me një avokat për ngritjen e padisë ndaj deputetit Zeka, ka marr këshillë që mos ta bëj, deri në momentin që deputeti nuk shpif jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deputet në deklaratën që i japin në foltoren e Kuvendit, nuk përgjigjen ligjërisht.
Postimi i plotë:
VAZHDOJNE SHPIFJET E MILAIM ZEKES
Para afër një viti deputeti Milaim Zeka, foli të pavërteta për Institutin Riinvest në Kuvendin e Kosovës. Këto i përsëriti edhe sot. Më poshtë është reagimi i Kryetarit të Bordit për shpifjen e paskrupullte të këtij deputeti më 16 mars 2018. Meqenëse në kohën që adresohet Milaim Zeka, unë kam qene Kryetar i Riinvestit, për hir të opinionit po deklaroj se e gjitha ajo që thotë ai në Kuvend për të dytën herë është e pavërtetë. Ne konsultuam avokatin para një viti, për t’i bërë padi, por morëm një këshillë se kjo është e kotë, sepse deputetet edhe po të flasin gënjeshtra në foltoren e Kuvendit, nuk përgjigjen ligjërisht. Sado absurde kjo, si duket është e vërtetë! Tash na mbetet që nëse ky deputet e përsëritë këtë jashtë foltores së Kuvendit, ta padisim. Kjo është ajo që mund të bëjmë. Riinvesti mbetet gjithnjë transparent dhe kredibil. Secili deputet që do informacion të saktë është i mirëpritur tek ne. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe