LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon që gazetari britanik Graham Phillips të shpallet “persona non grata” në Kosovë

Pacolli kërkon që gazetari britanik Graham Phillips të shpallet “persona non grata” në Kosovë

Gazetari britanik Graham Phillips nesër pritet të shpallet person i padëshirueshëm (persona non grata) në Kosovë.

Mësohet se Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, që gazetari britanik, Graham Phillips, të shpallet “persona non grata”.

Burime brenda Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se vendimi për ta shpallë “persona non-grata” britanikun nesër pritet që të futet në zbatim, njofton Klan Kosova.


Graham Philips ka bërë disa reportazhe në Kosovë ku konstaton se shteti i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve.

Ai tallet me pro-amerikanizmin kosovar dhe e paraqet UÇK-në si organizatë terroriste.

Gazetari britanik pro-rus që po bën fushatë kundër Kosovës
Lexo po ashtu Gazetari britanik pro-rus që po bën fushatë kundër Kosovës

Ai madje ka intervistuar edhe qytetarë të cilëve u është prezantuar si gazetar nga Britania.

Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”.

Ai u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin, ndërkaq punon si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Rusia Sot) dhe Zvezda.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar publikisht se gazetarët e TV Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura.

Thirrje për raportimin e faqes së Facebook-ut të britanikut, që po bën fushatë kundër Kosovës dhe UÇK-së
Lexo po ashtu Thirrje për raportimin e faqes së Facebook-ut të britanikut, që po bën fushatë kundër Kosovës dhe UÇK-së

Për të ndalur fushatën e Graham Philips kundër Kosovës dhe ish-UÇK-së, Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane, ka kërkuar të bëhet raportimi i llogarisë së tij në Facebook, që ajo më pas të bllokohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori