LAJMI I FUNDIT:

Internet më i sigurt për fëmijët tuaj!

Internet më i sigurt për fëmijët tuaj!

Sipas portalit për sigurinë në internet dhe statistikave globale për ngacmimet online, afro gjysma e të rinjve (47%) kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe online të natyrës frikësuese dhe kërcënuese gjatë 2018.

8 Mars 2019, Prishtinë – duke filluar nga sot, prindërit mund të jenë më të relaksuar kur fëmijët e tyre shfletojnë internetin edhe gjatë kohës kur ata janë në punë.

Kontrolli Prindëror është shërbim, përmes së cilit prindërit mund të bllokojnë çfarëdo faqe të internetit, që përbën rrezik për zhvillimin e fëmijës së tyre, apo që mund të rrezikoj sigurinë e fëmijëve gjatë lundrimit në internet.

Prindërit mund të bllokojnë deri në 3 nga gjithsej 9 kategori, si: lojëra, krim, për të rritur , rrjete sociale etj. Ndërsa koha dhe ditët e bllokimit të këtyre faqeve mund të caktohet nga prindërit në mënyrë automatike.

Nëse provohet qasja në faqet e bllokuara pasi të aktivizohet shërbimi, në pajisjen e monitoruar do të shfaqet një imazh me njoftimin se faqja nuk mund të hapet, pasi është bllokuar përmes Kontrollit Prindëror.

Qasja në ato faqe do të mundësohet vetëm nëse shërbimi pauzohet nga prindi kontrollues.

Klientët e IPKO-së mund të kontrollojnë trafikun në internet në pajisjen e modemit në shtëpi (WIFI) dhe në numër mobil të IPKO-së, pa pagesë. Ndërsa kjo ofertë është promocionale.

IPKO është lider në inovacion, ofron kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Artikull i sponzorizuar