LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes së tregtisë së lirë

SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes së tregtisë së lirë
Flamujt e SHBA-së dhe Kinës në Wall Street | Foto: Chris Hondros/Getty Images/Guliver

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po arrijnë një konsensus më të madh mbi çështjet tregtare.

Kështu ka konfirmuar për CNBC, Jin Xu një ish-zyrtar në Ministrinë kineze të Tregtisë.


“Brenda nëntë muajve të fundit kemi pasur tri raunde konsultimesh, mendoj se kemi gjithnjë e më shumë konsensus për një marrëveshje”, tha Xu, përcjell Telegrafi.

“Të dy vendet bien dakord të kenë gjithnjë e më shumë mirëkuptim reciprok dhe gjithashtu duan të ndërtojnë marrëdhënie shumë më të mira për biznesmenët e të dyja vendeve. Nëse kemi gjithnjë e më shumë konsensus bota do të ketë përfitime”, shtoi Jin.

Jin aktualisht është kryetari i Shoqatës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës, tha se shpreson për një rezultat pozitiv nga bisedimet dhe se Kina do të bëjë rregullimet e politikave në përputhje me rrethanat.

Në anën tjetër, kryeministri kinez Li Keqiang, tha se ekonomia e vendit ka gjasa të ngadalësohet këtë vit dhe zbuloi se objektivi zyrtar i rritjes ekonomike për 2019 do të jetë 6 deri 6.5 për qind. /Telegrafi/