LAJMI I FUNDIT:

Konjufca, Haradinajt: Nuk ke të drejtë ta thërrasësh seancën

Konjufca, Haradinajt: Nuk ke të drejtë ta thërrasësh seancën

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet platforma dhe Ligji për Dialogun nuk është dashur të thirret nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo pasi sipas Konjufcës, vetë Haradinaj ka qenë ai i cili është tërhequr nga dialogu me Serbinë.

Konjufca ia ka përmendur kryeminsitrit edhe dokumentin e paraqitur më 13 dhjetor se si do të dukej marrëveshja me Serbinë.


Ai e ka pyetur atë nëse është tërhequr nga ai dokument.

“Kryeministri më 13 dhjetor e ka paraqitur një tekst të gjatë se si do të dukej marrëveshja me Serbinë. Ajo është më e rëndësishme se Platforma, sepse është vizion i Kryeministrit. Por çfarë ndodhi me atë dokument, a është tërhequr kryeministri nga ai dokument”, tha Konjufca.

Konjufca ka theksuar se edhe sot nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me atë rezolutë për marrëveshjen me Serbinë. Sipas tij, Delegacioni shtetëror nuk e ka asnjë kompetencë.