LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar

Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Ousmane Dembele është më i mirë se Neymar, kur u pyet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në Camp Nou.

Ka pasur spekulime për rikthimin e Neymar i cili u largua nga Barcelona për të Paris Saint-Germain në vitin 2017.

Bartomeu ka refuzuar të flas për një kthim të lojtarit, në një intervistë për Cadena SER.


Francezi erdhi për 105 milionë eurove nga Borussia Dortmund dhe Bartomeu e shpjegon se si u ble.

“E them këtë, me paratë e tyre (PSG-së), Barca bëri një bast sportiv”.

“Me këto para shkuam për lojtarë si Dembele dhe [Philippe] Coutinho. Dembele është më mirë se Neymar, ai është te Barça dhe është më i mirë”.

Neymar ditë më parë Neymar tha se e ka plotësuar ëndrrën e tij duke luajtur për Barcelonën.   /Telegrafi/