Gjithçka gati për Geneva Motor Show: Pesë veturat më të shpejta që do të shfaqen në panair (Foto)
Panairi i veturave që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, është aktivitet i përvitshëm, që organizohet për më se 100 vjet.
Derisa gjithçka është gati për edicionin e vitit 2019, prodhuesit më të rëndësishëm që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, do të tregojnë të rejat e fundit në elektrifikimin e veturave, si dhe modelet më ekonomike që përshtaten me tregun, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pa lënë anash edhe super-makinat e fuqishme, që prezantohen në këtë panair, të punuara me kujdes të shtuar, që kanë çmime të larta. Në Geneva Motor Show, që do të fillojë nesër, pritet të prezantohen shumë vetura të reja, në mesin e të cilave këto pesë që janë më të shpejtat në mesin e tyre.
Ferrari F8 Triburo është V8 më i shpejtë ndonjëherë
Prodhuesi italian do ta shpalosë super-makinën me 3.9 litra, që thuhet se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për 2.9 sekonda. Thuhet se është V8 më i shpejtë ndonjëherë, por edhe nuk është bërë e ditur, s sa do të kushtojë kjo makinë e lansuar më 2020.
Kur një super-makinë nuk mjafton
Automobili Pininfarina do ta lansojë makinën tërësisht elektrike, Battista që është përshkruar si fraksioni më i lart i një super-makine. Me 1,900 kuaj fuqi, thuhet se ky model, bëhet më i shpejti që ka lëvizur ndonjëherë nëpër rrugë. Battisa pritet të lëvizë, me shpejtësi maksimale prej 400 kilometrave në orë.
Lamborghini Huracan Evo Spyder me tavan të hapur
I është larguar tavani Lamborghini Huracan Evo Spyder, që do të kushtojë 287,400 dollarë. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.2 sekonda, derisa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 325 kilometrave në orë.
Aston Martin me një prezantim misterioz
Deri më tani, Aston Martin i ka befasuar entuziastët me modelin Valkyrie, që ka çmim prej dy milionë dollarëve. Inxhinierët britanikë, tani kanë punuar në një makinë të re hibride të elektrifikuar, të koduar me emrin “Project 003”. Vetëm 500 njësi të kësaj makine legale për rrugë, do të dalin nga prodhimi.
Ginetta shfaqet në skenë
Është një tjetër prodhues britanik, që do të shfaqet krahas të tjerëve në Geneva Motor Show. Raportohet se në skenë do të del edhe Ginetta, me veturën që arrin shpejtësinë prej 320 kilometrave në orë, ndërsa është gati dhe mund të vozitet menjëherë. Makina me motor prej gjashtë litrash, ende nuk ka ndonjë çmim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025
Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Këto Honda futuristike së shpejti do të hyjnë në prodhimin serik
Volkswagen tregon se pse veturat elektrike janë 'shumë më të besueshme' se ato me gaz
Një tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
Lamborghini me shitje rekord në 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025