Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve që ka pasur gjatë ditës sotme me bizneset e Gjilanit, ka përmbyllur vizitën te fabrika e përpunimit të mishit “Calabria”.
Ai me këtë rast i ka dhënë mbështetje kësaj kompanie për t’i krijuar lehtësira për të plasuar produktet në tregun e Kosovës.
“Ajo që është me rëndësi të theksojmë pra, bëhet fjalë edhe këtu për fat të mirë po mundemi me konfirmuar për një teknologji të avancuar. Kjo fabrikë dikur ka pasur traditë, tash është ruajtur dhe dora dikur zëri i mirë që kanë pasur njerëzit që kanë punuar, por dhe teknologjia e re edhe ekspertizë të re, teknologët që kanë kryer shkolla jashtë dhe mundemi me thanë që produktet e kësaj kompanie janë të besueshme janë të mira. Më vjen mirë po ashtu që në treg dalin pak më lirë se sa ato të huajat dhe po dua me thanë që për nga kualiteti janë shumë më të mira se sa ato që importohen”, tha Haradinaj.
Ndërsa, shefi i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, kërkoi që të gjitha organet ekzekutive që vendimi i kryeministrit të zbatohet për lirim nga dogana për disa produkte.
“Kërkoj përgjegjësi prej organeve ekzekutive që vendimin e kryeministrit të zbatojë për lirim nga dogana, kjo kish me qenë kërkesa ime e vetme”, tha Selimi.
Ndryshe, 2019-ën kryeministri Haradinaj e ka shpallur vit të ekonomisë dhe për këtë arsye ai vazhdimisht viziton kompanitë vendore. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe