LAJMI I FUNDIT:

Valencia lë të kuptohet se do të largohet në verë nga Unitedi

Valencia lë të kuptohet se do të largohet në verë nga Unitedi
Antonio Valencia (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Antonio Valencia ka lënë të kuptohet se ai pranon se koha e tij te Manchester Unitedi ka përfunduar.

Anësori i shpejt ekuadorian ka kontratë të vlefshme me Djajtë e Kuq deri në qershor të këtij viti.


Kuptohet që klubi anglez kishte afat deri të premten për të shfrytëzuar një klauzolë për zgjatje një-vjeçare të kontratës së tij, por nuk e bëri.

Solskjaer: Largimi i Valencias nga Unitedi është i pashmangshëm
Lexo po ashtu Solskjaer: Largimi i Valencias nga Unitedi është i pashmangshëm

Kështu, pas 10 viteve të kaluara në Old Trafford, Valencia pritet t’i ndajë rrugët me klubin anglez dhe të largohet.

Valencia ka qenë njëri nga më të dalluarit e Unitedit viteve të fundit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas deklaratave të së premtes nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, tani edhe vet Valencia ka lënë të kuptohet se po largohet nga Unitedi.

“Lago Agrio është një qytet shumë modest në Ekuador”.

“Kur unë isha fëmijë, kurrë nuk kam imagjinuar të shkoj në Evropë, falëminderit Zotit që më lejoi të luaja 10 vjet në klubin më të mirë në botë, Man Utd”.

“Tani jam fokusuar në shërimin tim kështu që të mund të përfundoj sezonin duke luajtur në Old Trafford!”, ka shkruar Valencia në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori