LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer po bëhet gati për sezonin e ri me Unitedin

Solskjaer po bëhet gati për sezonin e ri me Unitedin
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se po përgatitet për të qenë trajneri i Manchester Unitedit në sezonin e ardhshëm, duke bërë edhe plane për afatin e transferimeve të verës.

Menaxheri norvegjez ka drejtuar Unitedin në 12 fitore në 15 ndeshjet e para të tij, pasi zëvendësoi Jose Mourinho në dhjetor, por klubi nuk ka bërë asnjë njoftim ende në lidhje me një kontratë afatgjatë.


Sidoqoftë, Solskjaer ka shpjeguar se ai vazhdon të planifikojë të ardhmen, por nuk bëri asnjë supozim nëse do të jetë trajner përtej sezonit aktual.

United nuk e fitonte këtë çmim që nga koha e Fergusonit, Solskjaer zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier
Lexo po ashtu United nuk e fitonte këtë çmim që nga koha e Fergusonit, Solskjaer zgjidhet trajneri i muajit në Ligën Premier

“Po kam diskutuar. Ne kemi diskutuar të ardhmen e klubit”,u tha ai gazetarëve të premten kur u pyet nëse kishte sugjeruar ndonjë ndryshim të skuadrës për sezonin e ri.

Solskjaer ka pasur rezultate superiore me Unitedin (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Ne e bëmë atë para se të fitoja dy ose tre ndeshjet e para dhe të gjitha këto flasin për atë nëse duhet të qëndroj apo jo. Kontrata ime është deri në verë, por unë ende, siç e kam bërë gjithmonë për Unitedin, jap 100 për qind dhe më të mirën time:.

“Ju duhet të planifikoni. Edhe nëse nuk jam këtu, unë ende jap pikëpamjen time se kënd do të doja të shihja si tifoz”, përfundoi Solskjaer.

Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm
Lexo po ashtu Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm

46-vjeçari gjithashtu këmbënguli se nuk ndihet nervoz për ndeshjet që vijnë, të cilat janë shumë të rëndësishme për të dhe Unitedit.

Fillimit Djajtë e Kuq luajnë sot (e shtunë) me Southamptonin, ndërsa pasohet nga udhëtimet në Paris Saint-Germain , Arsenal dhe Ëolves në tri gara të ndryshme. /Telegrafi/