LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm

Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Futbollistët e Manchester Unitedit thuhet se duan që Ole Gunnar Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i ekipit.

Trajneri norvegjez ka ardhur para një muaji në krye të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.


Megjithatë, Solskjaer është vetëm trajner i përkohshëm i skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Starti i tij është më i mirë se si imi - Guardiola lëvdon Solskjaerin
Lexo po ashtu Starti i tij është më i mirë se si imi - Guardiola lëvdon Solskjaerin

Por, norvegjezi ka arritur t’i bind të gjithë me cilësitë e tij pasi ka fituar të gjitha, gjashtë ndeshjet prej se është në krye të Unitedit.

Kjo formë dhe këto fitore kanë bërë që Solskjaer të dëshirohet si trajner i përhershëm.

Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjeve të Unitedit janë të entuziazmuar me metodat dhe personalitetin e norvegjezit dhe i kanë bërë thirrje atij që të marrë punën me kohë të plotë.

Solskjaer, Pochettino, Zidane dhe 12 trajnerët tjerë që mund ta drejtojnë Unitedin në sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Solskjaer, Pochettino, Zidane dhe 12 trajnerët tjerë që mund ta drejtojnë Unitedin në sezonin e ardhshëm

Sipas mediumit britanik Daily Mail, futbollistët e Unitedit duan që Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i klubit.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Djajtë e Kuq është të shtunën ndaj Brightonit në Old Trafford nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori