LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personin e dyshuar në rastin e vrasjes së Abit Jasharit në Prishtinë

Një muaj paraburgim për personin e dyshuar në rastin e vrasjes së Abit Jasharit në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.SH. i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 28 shkurt deri me datë 28 mars.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27 shkurt rreth orës 11:30 në Prishtinë, i pandehuri B.SH pas disa mosmarrëveshjeve ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.J duke shtënë me armë zjarri, i cili pas plagëve të marra kishte ndërruar  jetë në vendin e ngjarjes.


“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar  masa së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori