LAJMI I FUNDIT:

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, porosi e qartë për pezullim të taksës dhe vazhdim të dialogut

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, porosi e qartë për pezullim të taksës dhe vazhdim të dialogut

Vendosja e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja, në nëntor të vitit të kaluar, shkaktoi pakënaqësi tek miqtë ndërkombëtar të Kosovës.

Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, me këmbëngulje iu kërkuan udhëheqësve të vendit që ta pezullojnë taksën, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Përkundër sugjerimeve amerikane, Prishtina nuk bindet që ta pezullojë taksën
Lexo po ashtu Përkundër sugjerimeve amerikane, Prishtina nuk bindet që ta pezullojë taksën

Mirëpo, pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur ndaj këtij vendimi, duke thënë se taksa hiqet në momentin kur do të kemi garanti për njohje nga Serbia.


E gjatë dy ditëve në Kosovë qëndruan përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, të cilët paraqiten edhe njëherë qëndrimin e Amerikës, lidhur me zhvillimet në vend.

Emisarët amerikanë takim 3 orësh me Thaçin dhe Ekipin e Dialogut
Lexo po ashtu Emisarët amerikanë takim 3 orësh me Thaçin dhe Ekipin e Dialogut

Vizita e këtyre dy zyrtarëve të lartë amerikanë, është cilësuar si vizitë në një moment kritik për Kosovën.

Kështu ka thënë për Telegrafin, Shpend Emini nga D4D. Emini ka theksuar se mesazhi i administratës amerikane është i qartë, pezullimi i taksës dhe rifillimi i dialogut.

“Vizita e delegacionit amerikan po ndodh në një moment kritik për Kosovën, pas letrës së Presidentit Trump dhe kërkesës së vazhdueshme për pezullimin e taksës. SHBA-ja është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe mendoj që vizita e delegacionit ka për qëllimin që edhe njëherë t’ua komunikojë liderëve qëndrimin e administratës amerikane. Mesazhi i administratës amerikane është i qartë, pezullimi i taksës dhe rifillimi i dialogut, që do të qojë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë”, tha Emini.

I pyetur se çfarë ndikimi mund të ketë kjo vizitë, Emini u shpreh se kjo pritet të shihet gjatë ditëve në vijim.

“Se çfarë ndikimi do të ketë kjo vizitë, pritet të shihet gjatë ditëve në vijim dhe çfarë efekti do të ketë në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, në rast se taksa vazhdon të mbetet në fuqi”, tha ai.

Ambasada amerikane: Taksa minon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, dialogu duhet të vazhdojë
Lexo po ashtu Ambasada amerikane: Taksa minon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, dialogu duhet të vazhdojë

Ndërkaq, Ambasada amerikane ka lëshuar komunikatë pas vizitës së delegacionit të lartë të SHBA-së në Kosovë, ku thuhet se taksa po minon raportet miqësore me amerikanët.

Sipas këtij njoftimi të ambasadës, ky delegacion erdhi për të përforcuar porosinë e presidentit Donald Trump.

Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori