LAJMI I FUNDIT:

Robert Jarni dhe trajnerë kroatë ishin në Kosovë për një seminar

Robert Jarni dhe trajnerë kroatë ishin në Kosovë për një seminar

Shoqata e Trajnerëve ka organizuar sot seminar me trajnerët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë, në të cilin ligjërues ishin ekspertët e futbollit kroat, Luka Milanoviq, Petar Kerpan, Nenad Graçan dhe Robert Jarni.

Ky seminar zgjoi interesim të madh të trajnerëve tanë, të cilët në bashkëbisedim e sipër shtruan pyetje të shumta lidhur me suksesin e arritur nga Kombëtarja e Kroacisë në Botërorin e fundit, ku arritën deri në finale.


Gjithashtu, gjatë seminarit u fol edhe për mënyrën e punës që bëhet në shkollat dhe klubet e futbollit në Kroaci, për marrëdhëniet ndërmjet klubeve të mëdha dhe shkollave të futbollit, si dhe punën taktike dhe atë kondicionale.

Ndërkohë, pas përfundimit të seminarit mysafirët nga Kroacia i kanë pritur presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Ata kanë falënderuar Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe ata personalisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me FFK-në, përkatësisht me Shoqatën e Trajnerëve.

Robert Jarni njihet si njëri prej lojtarëve më të mirë të futbollit kroat, ku në vitin 1998 e kishte fituar medaljen e bronztë.

Ai ka luajtur për klube të njoura si Bari, Torino, Juventus, Real Betis e Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori