LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për bizneset e Mitrovicës

Qeveria e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për bizneset e Mitrovicës

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Mitrovicës, nga të cilët është njoftuar me kërkesat e parashtruara nga ata, si përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, tuneli në Mitrovicë, dhe disa rrugë të tjera, regjistrimi i Trepçës dhe çështje të tjera që ndikojnë në zhvillimin e bizneseve të tyre.

Kryeministri Haradinaj tha se nga takimi i fundit që ka pasur me këto biznese, është theksuar mundësia se çfarë mund të ndërmarrë Qeveria e vendit për bizneset e Mitrovicës dhe mundësinë që institucionet e Kosovës të krijojnë fond të posaçëm ose të ndajnë fonde shtesë për zhvillimin e Mitrovicës për shkak të specifikave që ka.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria është fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për bizneset, përmes krijimit të infrastrukturës, granteve për bizneset vendore, si dhe krijimin e një fondi të posaçëm për Mitrovicën.


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, lidhur me rrugën Prishtinë-Mitrovicë tha se vitin e kaluar kanë kryer të gjitha obligimet, duke filluar me segmentin e parë dhe është nënshkruar edhe segmenti i dytë me kompaninë fituese, duke mbetur kështu edhe një segment tjetër, për të përmbushur të gjitha obligimet.

Ministri Lekaj tha se edhe sa i përket tunelit, ka pasur vështirësi, por tani puna ka filluar dhe do të përfundojë brenda njëzet ditëve.
Përfaqësues të bizneseve para kryeministrit Haradinaj dhe ministrave përkatës parashtruan kërkesat e tyre për mundësinë e krijimit të një fondi të veçantë për zhvillimin e bizneseve në komunën e tyre, për përfundimin më të shpejt të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, por edhe rrugët rajonale dhe për çështje të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Haradinaj gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Mitrovicës, tha se Qeveria e Kosovës do ta ketë vëmendjen e duhur për sipërmarrësit mitrovicas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori