LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë nga gripi një vajzë 12-vjeçare në Shkup

Ndërron jetë nga gripi një vajzë 12-vjeçare në Shkup

Para gjysmë ore në Klinikën e fëmijëve nga gripi ka ndërruar jetë një 12-vjeçare me paralizë cerebrale. Vajza është rasti i dytë i vdekjeve nga gripi për këtë javë, ndërsa e katërta për këtë sezon.

Nga Ministria për Shëndetësi thonë se do të konfirmojnë se për çfarë sëmundje (grip) bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani nuk kemi të dhëna nëse bëhet fjalë për grip të derrave. Këtë do ta tregojnë ekzaminimet shtesë, të cilat janë në rrjedhë. Vajza ka qenë e pranuar në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, ndërsa pastaj është transferuar në Klinikën për fëmijë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.


Para dy ditëve, gjithashtu nga gripi, në Klinikën për sëmundje infektive ndërroi jetë një pacient 86-vjeçar./Telegrafi/